Lot, përqafime dhe shume mallëngjim kanë shoqëruar lamtumirën nga futbolli i luajtur për portierin brazilian, Julio Cesar.

Ne Manacana ish-portieri i Interit të ‘tripletës’ së vitit 2010 luajti ndeshjen e fundit të karrierës së tij, me fitoren 2-0 të Flamengos ndaj Club America. ‘Kam qarë gjithë javën’, deklaroi mes lotësh Julio Cesar.

Në palmaresin e artë portieri brazilian përveç ‘Tripeltës’ me Interin, numëron edhe 4 tituj kampionë të tjerë, 3 kupa të Italisë, 4 Superlupa, 3 tituj kampion me Benfikën, 2 kupa të ligës portugeze, një Superkupë të Portugalisë. Me kombëtaren e Brazilit fitoi një Kupë të Amerikës dhe 2 Confederations Cup.

Julio Cesar në janar u rikthye të Flamengo për të mbyllur një karrierë të gjatë, nisur që në vitin 1997.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA