24/05 15:52
U luajtën pasditen e së shtunës dy ndeshjet e para të javës së 30 të Kategorisë Superiore.
Vllaznia u mposht në Shkodër nga Luftëtari me rezultatin 0-2, duke mos dalë dot nga zona e rënies nga kategoria. Shkodranët mbeten në kuotën e 33 pikëve, po aq sa Teuta, por me një ndeshje më shumë sesa durrsakët.
Golat për gjirokastritët u shënuan në pjesën e dytë, me autorë Abazajn dhe Bregun.
Ndërkohë, Kamza fitoi me vështirësi ndaj Lushnjës 2-1, me një dygolësh të Plakut. Për miqtë shënoi Sefa golin e vetëm të takimit.
Top Channel