“Neymar s’ka klauzolë prishjeje në kontratën me PSG-në”

21/04/2018 09:51

Një ditë më parë, “El Pais” kishte njoftuar se sulmuesi brazilian Neymar do të mund të largohej nga Paris SG, në rast të një oferte prej 300 milionë eurosh në drejtim të klubit parizien.

Megjithatë, asgjë e tillë nuk duket e vërtetë, e për të përgënjeshtruar medien franceze ka menduar vet Ligue 1.

“Neymar nuk ka asnjë klauzolë për prishjen e kontratës me Parisin”, thuhet në reagimin e organizmit drejtues të ligës së futbollit francez.

Kjo, sepse siç sqarohet më tej, rregullorja në Francë nuk i lejon klauzolat me shumë kaq “të çmendura”.

Talenti brazilian u transferua nga Barcelona për në “Parc des Princes”, pas pagesës nga ana e sheikut Al-Khelaifi të klauzolës prej 222 mln eurosh që futbollisti kishte në kontratën me klubin katalanas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA