24/05 15:52
Bayern Munchen nuk lëshon pe në Bundesligën gjermane, edhe pse e ka arkivuar çështjen e titullit kampion.
Skuadra bavareze regjistroi një fitore të pastër në fushën e Hanoverit, duke e mundur këtë të fundit 3-0. Pjesa e parë e sfidës përfundoi 0-0, ndërsa në të dytën Heynckes hodhi në fushën e lojës Muller e Lewandowskin, të cilët ishin në stol gjatë 45 minutave të para. Ishte pikërisht Muller ai që zhbllokoi rezultatin për Bayern, gol që u shoqërua nga ai i Lewandowskit.
Në minutat e fundit të ndeshjes, Rudy shënoi golin e tretë për bavarezët që fiksuan shifrat në 3-0 dhe tani e gjithë vëmendja do të përqendrohet te ndeshja me Realin e Madridit, në Ligën e Kampioneve.
Top Channel