Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Ndonëse ka rënë edhe matematikisht në Serinë B, Benevento ka shtangur Milanin në ‘San Siro’, duke e mposhtur 1-0 dhe duke zhytur në krizë kuqezinjtë.
Ka mjaftuar një gol i Iemmellos në pjesën e parë, për skuadrën e de Zerbit, ndërsa më pas portieri Puggioni dhe mbrojtja me Berat Gjimshitin në krye, bënë detyrën duke i mohuar kuqezinjve gëzimin e golit dhe duke u larguar me 3 pikë nga Milanoja.
Vlen të përmendet se Benevento luajti me një lojtar më pak nga minuta e 80’, pas kartonit të kuq, të marrë nga sulmuesi shtatlartë Diabate. Nga ana tjetër, Milani nuk përfitoi dot nga humbja e Fiorentinës për t’u shkëputur në zonën që të çon në Europa League, teksa tashmë rrezikon të parakalohet nga Atalanta e Sampdoria, që luajnë nesër ndeshjen e tyre.
Kjo ishte ndeshja e 6 radhazi për Milanin e Gattusos, që nuk arrin te fitorja, ndërsa humbja ndaj Beneventos e bën edhe më të madh zhgënjimin, gjë që u reflektua në minutat shtesë, ku kuqezinjtë u konfrontuan edhe fizikisht me lojtarët kundërshtarë.
Top Channel