Në Gjermani, Holandë dhe Finlandë, kolegët shpesh ndajnë ambientet e saunave së bashku pas orëve të lodhshme të punës. Titujt dhe vjetërsia në punë lihen jashtë çdo diskutimi.
Frekuentuesit e saunave thonë se ato janë vendi perfekt për të diskutuar idetë e reja dhe për afrimitetin mes kolegësh.
Gjithsesi, për punonjësit e kulturave të tjera nevojitet disi kohë për t’u mësuar me këtë trend.
Në shumë vende, saunat janë një mënyrë më vete jetese. Por rregullat e mirësjelljes në këto mjedise ndryshojnë nga një vend në tjetrin.
Në Finlandë ka një sauna për çdo dy banorë, me meshkujt e femrat që futen në dhoma të ndara. Në Gjermani, ato janë zakonisht të përziera, e shumica e kompanive të mëdha kanë ndërtuar saunat e tyre.
In Germany, Holland and Finland colleagues often share a sauna after work
Would you share a sauna with your colleagues? Learn more: https://wef.ch/2p89OdO
Posted by World Economic Forum on Thursday, April 12, 2018
A do të preferonit edhe ju të shkoni me kolegët në sauna për një seancë këshillimi apo informimi, pas pune?
Top Channel