Iva Mera: Babai nuk donte që të isha pjesë e botës së spektaklit

18/04/2018 19:01

Iva Mera, vajza e aktorit të mirënjohur të humorit, Behar Mera, tregoi në studion e “Pasdite në Top Channel” se babai i saj nuk donte që ajo të ishte pjesë e botës së spektaklit.

“Deri në moshën 19 vjeç nuk donte që të hyja në botën e artit, por më pas e pa që ishte diçka që nuk e ndalte dot dhe nuk refuzoi më, por u bë mësuesi im. Në vitet e fundit, më në fund e kam bërë që të nxjerrë një fjalë të mirë nga goja për mua. Më parë, sapo mbaroja emisionet, kishte vetëm kritika”, u shpreh Iva, e cila aktualisht është e angazhuar me emisionin “Më i miri në vend”, në DigitAlb.

“Është projekt i imi, jam autore dhe jam e lumtur që është pritur mirë. Është format televiziv që ka një audiencë të zgjedhur, që kërkon të dijë historinë dhe të mësojë mbi zanatet e vjetra. Është një format me histori, personazhe dhe garë”, shpjegon Iva Mera.

Ish-zëdhënësja e klubit të futbollit Tirana tregoi edhe planet që ka për këtë emision.

“Është në sezonin e dytë. Zanatet e vjetra kanë një kufi, por për të mbushur puntatat po mendojmë që të fusim edhe zanate të reja. Herën e fundit kishim tatuatorët”, tha Iva Mera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA