Lapo Elkann nuk është shumë i pëlqyer në Milano, por duket se edhe ai vetë nuk e ka me shumë fat qëndrimin në Milano. Pinjolli i familjes Agnelli në fillim të kësaj jave ndodhej në Milano dhe pasi parkoi Ferrarin e tij të personalizuar, pa parë në pasqyrë, hapi derën për të dalë: një Toyota Yaris e përplasi dhe dëmi në makinë kap shifrën e 30 mijë eurove.

Lajmi është dokumentuar nga e përjavshmja ‘Oggi’ nëpërmjet fotove. Lapo kishte parkuar për të drekuar në një restorant në rrugën “Montenapoleone”, kur ndodhi aksidenti me Ferrarin e tij të personalizuar me ngjyrë blu. Pas përpjasjes Lapo ka patur një moment hutimi dhe ka debatuar edhe me vajzën që drejtonte Toyota-n.

Lapo është larguar më pas nga vendi i aksidentit, ndërkohë që një prej mekanikëve të Ferrarit që erdhi për të tërhequr makinën, konstatoi se dëmi shkon rreth 30 mijë euro, ndoshta edhe më shumë…

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA