Një shkëmb hapësinor që shpërtheu në atmosferën e tokës në 2008 dhe që mbante diamante në të, ishte pjesë e një planeti të humbur të një sistemi diellor të hershëm.

Planeti ka ekzistuar miliarda vite para se të shkëputej nga sistemi, pas një shpërthimi, dhe mund të ketë qenë i madh sa Mërkuri apo Marsi. Një ekip studiuesish i ka publikuar këto rezultate në gazetën Nature Communications.

Ata argumentojnë se presioni i nevojshëm për të prodhuar diamante të këtij lloji, mund të gjendet vetëm në një planet të këtyre përmasave. Duke përdorur mikroskopë “high definicion”, kërkuesit shqyrtuan përbërjen e diamanteve që gjendeshin në shkëmbin e rënë në shkretëtirën nubiane të Sudanit Verior, pasi asteroidi 2008 TC3 hyri në atmosferë.

Shqyrtimi i tyre ka nxjerrë provat e para bindëse për një trup të këtyre përmasave, tashmë të zhdukur – shkruan ekipi i kërkuesve. Rezultatet po ashtu përforcojnë teorinë se planetet e sistemit të sotëm diellor janë krijuar nga mbetjet e dhjetëra proto planetëve të mëdhenj.

Meteoritët nga ky shpërthim kanë rënë në kategorinë e shkëmbinjve hapësinor të quajtur ureilitë, që përbëjnë më pak se 1 për qind të objekteve që bien në tokë. Kërkuesit sugjerojnë se të gjithë asteroridët ureilitë, mund të jenë pjesëza të të njëjtit proto planet.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel