TopAwards/ Elvana hyn në grupin e artistëve me 6 këngë në klasifikim

14/04/2018 13:48

Elvana është e vendosur të pushtojë tregun muzikor shqiptar dhe duket se këtë gjë e ka bërë më së miri. Këtë javë, artistja ka hyrë në grupin e artistëve me 6 këngë në klasifikimin e “The Top List”.

Ndërkohë që ka publikuar minialbumin e saj, “3”, i cili ka rezultuar mjaft i suksesshëm për publikun shqiptar, Elvana i ka surprizuar të gjithë duke prezantuar projektin e dytë ndërkombëtar, “Off Guard”, i cili është një bashkëpunim me reperin amerikan, Ty Dolla $ign,

Pavarësisht se ende nuk dihet nëse projekti i fundit i Elvanës do të bëhet pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, një gjë është e sigurt, Elvana po shijon suksesin e minialbumit “3”, ku 4 prej këngëve të tij janë në listë.

Këngët e Elvanës, të cilat janë në total 6 këngë, renditen mjaft mirë në listë. Ndërkohë që “Me Fal” mban kreun e klasifikimit, “Xheloz”, “Vec nje pike”, “Lejla”, “Ti Shqiperi me jep nder”, “Forever is Over” renditen përkatësisht në vendin e 20-të, 23-të, 31-të, 47-të dhe 75-të.

Kida është një tjetër artiste, e cila ndodhet me 6 këngë në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Kida, e cila shkëlqeu me performancën e saj “live” në “The Voice Kids”, ende vazhdon të votohet dhe të dëgjohet pafund nga publiku. “Ti”, “Don’t Say No More”, “Harroj”, “Pe Du”, “Kce” dhe “Anderr” renditen përkatësisht në vendin e 5-të, 6-të, 7-të, 9-të, 11-të dhe 12-të.

Artisti i tretë që ka 6 projekte në “The Top List” është reperi i talentuar, Ledri Vula. Falë mbështetjes së fansve të tij, Ledri vazhdon ende të jetë pjesë e grupit të artistëve me më shumë këngë në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”. “I vogël”, “U harrum”, “Nona”, “TTZ”, “Mbi Re” dhe “1 Janari” renditen përkatësisht në vendin e 10-të, 19-të, 27-të, 28-të, 38-të dhe 42-të.

Majk është artisti tjetër, i cili ka në klasifikim 6 projekte muzikore, qofshin ato këngë “solo” apo bashkëpunime. Ai vazhdon të surprizojë herë pas here publikun, duke publikuar projekte të reja. Këngë e tij, “Pasha jeten”, “Katile”, “Stila”, “Le t’xhelozojn”, “Kcen” dhe “Tarantino” renditen përkatësisht ën vendin e 4-t, 30-të, 46-të, 48-të, 54-t dhe 56-të.

Por këtij grupi, sigurisht që nuk mund t’i mungonte edhe Alban Skënderaj, i cili në muajin mars ka dhënë koncertin e tij për të ndarë arritjet më të rëndësishme të karrierës së tij. Projektet e tij muzikore, ku disa prej tyre janë dhe më jetëgjatat në këtë klasifikim, vazhdojnë ende të votohen pafund nga publiku. “Dhurata”, “93”, “1000 Premtime”, “Nuk je vetem”, “Stoli i Trendafilave” dhe “Dikur” renditen përkatësisht në pozicionin e 32-të, 41-të, 52-të, 53-të, 59-të dhe 68-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA