Në Itali vazhdojnë bisedimet për gjetjen e një rrugëdaljeje nga ngërçi politik që e futën vendin zgjedhjet e fundit.

Të djathtët e “Lega Nord” dhe të majtët e Lëvizjes 5 Yjet janë fituesit e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve, por që as njëra dhe as tjetra nuk mund të formojë mazhorancën.

Bisedimet intensive zhvillohen në të dy kampet, por edhe vetë brenda kampeve përkatëse. I tillë ishte takimi i fundit qendrës së djathtë, pas të cilit Matteo Salvini i Lega Nord lexoi se për çfarë ishte rënë dakort.

Në krahun e majtë të tij qëndronte Berlusconi, i cili edhe njëherë tjetër tregoi se mbetet “i pandreqshëm”. Gjatë kohës kur Salvini numëronte pikat e programit të qeverisës të qendrës së djathtë, “Kavaljeri” e imitonte dhe numëronte me gishtat e dorës një e nga një ato që citonte Matteo.

Pasi Salvini përfundoi fjalën, Berlusconi iu drejtua mikrofonit, ku pasi u këshilloi gazetarëve që “të silleshin mirë”, sulmoi Lëvizjen 5 Yjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA