Ornela Vorpsi në Tiranë; Ekspozita me autoportrete, piktura dhe vizatime u hap në COD

13/04/2018 08:01

“Më imagjino, unë s’kam jetë, nëse t’i nuk më imagjinon”, me këtë citat nga Lolita e Nabokov, çelet pamja e ekspozitës së parë personale të Ornela Vorpsit, Providence, në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

Sepse kjo artiste që e filloi me artet pamore dhe pastaj shkrimi, e thirri shpreh veten ndërmjet shumë mediumeve, por jeton brenda artit dhe brenda tij imagjinata është shumë e rëndësishme. Ajo bashkëjeton me të, ashtu sikurse me artet.

“Janë dy disiplina që kërkojnë një jetë edhe më tepër. Janë disiplina diktatoriale, që të duan tërësisht. Lë jetën, lë pikturën, lë shkrimin që të më rrëmbejë dhe dërgojë ku të dojë”, shprehet Ornela Vorpsi, shkrimtare, artiste pamore.

Ekspozita përmban autoportrete me vështrim të thellë e depërtues, piktura të përditshmërisë së saj, anën e saj erotike e të ndjeshme, foto nga cikli “asgjë e dukshme” ashtu sikurse edhe disa vizatime ilustracioniste si himn për fëmijërinë.

“Bëra disa vizatime mbi fëmijët, mbi macet, thjesht vetëm si një himn për një fëmijëri të bukur dhe të pacenuar, gjë që unë nuk e kam patur”,tha Ornela Vorpsi.

Bukuria dhe ajo janë bashkë, por përtej saj ka presion dhe emocion që krijojnë gjendje të thella me një tis të hollë trishtimi.

“Jam jashtë mase shakaxhesë, apo ironike, apo cinike, por me një notë melankolie”, thotë ajo.

Në aspektin kuratorial Gent Gjikola e strukturon Vorpsin krijuese në tre hapësira.

“Në atë zonën e parë që vizitori e ka djathtas kam koncertruar punët me natyrë erotike dhe sensuale. në hollin pritës kam koncetruar punë të universit të saj të përditshëm. dhe pjesa tjetër kam koncetruar punët e një natyre disi më sureale”, tha Genti Gjikola, kurator i ekspozitës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA