Dëshpërimi i Arturo Vidalit për penalltinë kundër Juves (Video)

12/04/2018 14:38

Arturo Vidal ishte në tribunë për të parë skuadrën e tij, Bayern Munchen, që po luante kundër Sevilla, në çerekfinalet e Champions.

Por, mesfushori i dëmtuar mendjen nuk e kishte në Mynih, por diku tjetër. Më saktë, në “Santiago Bernabeu”, aty ku po luante kundër Realit ish-skuadra e tij, Juventusi.

Futbollisti nga Kili shihet shumë i mërzitur kur Cristiano dërgon topin në rrjetë për t’i fikur shpresat e Juves për një kualifikim të çmendur në gjysmëfinale.

Juventusi fitoi 3-1 në Madrid, por ky sukses nuk i mjaftoi, pasi madrilenët kishin fituar 3-0 në Torino.

Top Channel