Mariah Carey vuan nga çrregullimi bipolar. Njoftimin e dha vet këngëtarja, e cila në një intervistë për revistën “People” rrëfeu se ishte diagnostikuar në vitin 2001, por kishte filluar të merrte ilaçe vetëm rishtazi.

Diagnozën e kishte mësuar pas shtrimit në spital si pasojë e një ezaurimi emocional dhe fizik, pas xhirimeve të filmit “Glitter” të vlerësuar negativisht nga kritika.

“Jetoja duke e mohuar faktin, në izolim dhe me frikën e vazhdueshme se dikush do të më ekspozonte”, tha Carey për revistën që iu dedikohet yjeve.

“Ishte një barrë shumë e rëndë për t’u mbajtur dhe unë nuk mund ta bëja më. Kërkova të kurohem, e rrethova veten me njerëz pozitivë dhe iu riktheva pasionit tim, muzikës”, shtoi ajo.

Carey, një prej këngëtareve më të suksesshme në botë, me mbi 200 milionë disqe të shitura dhe hite të tilla si “We Belong Together”, tha se po merrte ilaçe për çrregullime bipolare të llojit të dytë, që karakterizohet nga ndryshme më pak të rënda humori, mes depresionit dhe hiperaktivitetit.

“Për vite me radhë mendova se vuaja nga çrregullime të mëdha gjumi, por nuk nuk bëhej fjalë për pagjumësi normale. Irritohesha shumë shpejt dhe jetoja me frikën e vazhdueshme se mos zhgënjeja njerëzit e afërt. Rezultoi se vuaja nga një lloj manie. Në atë gjendje mund të godisja murin”, vijon Carey.

Rrëfimi i artistes vjen pas disa viteve të vështira, kur u nda nga babai i fëmijëve të saj binjakë, komediani Nick Cannon, dhe pas fejesës së shkurtër por të bujshme me miliarderin australian, James Packer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA