Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan pritet t’u thotë kolegëve të tij republikanë këtë të mërkurë se nuk ka ndërmend të kandidojë për t’u rizgjedhur në Kongres, duke i dhënë fund kështu asaj që do të jetë kryesimi 3-vjeçar i republikanëve, e duke krijuar njëkohësisht një boshllëk pushteti në radhët e republikanëve në prag të zgjedhjeve “të vështira” të mesmandatit.
Lajmi pritet të shkaktojë një lëvizje të shpejtë e “të çmendur” Konferencën e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve. Kreu i shumicës atje, Kevin McCarthy, republikan nga Kalifornia, si dhe kreu i grupit parlamentar të shumicës, Steve Scalise, republikan nga Los Angeles, i kanë vënë syrin prej kohësh këtij posti të lartë.
Edhe pse Scalise është thuajse e sigurtë se do të “nënshtronte” McCarthyn, vëmendja do të jetë e gjitha e fokusuar te Trumpi. Ai ka një marrëdhënie shumë të afërt me McCarthyn, ndaj miratimi që mund t’i japë ai kandidaturës së tij do të ishte vendimtare.
Megjithatë, nëse republikanët humbasin shumicën, atëherë pamja e udhëheqësisë do të ishte e ndryshme, ndaj dhe shumë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve do ta dyshohin një përplasje mes Scalise dhe McCarthyt.
Tërheqja e Ryan i vë republikanët e Dhomës përpara shumë pyetjesh të hapura. Ai kishte planifikuar prej pranverës financime për fushatën e tij. Por, a do të tentojnë ende këta donatorë miliarda dollarësh të shpenzojnë edhe nëse Ryan largohet? A do të mbetet në detyrë Ryan deri pas zgjedhjeve të nëntorit? A do t’i ushtrohet presion për të planifikuar zgjedhjet për kreun e republikanëve në javët në vijim?
Lëvizja e Ryanit mund të lexohet gjithashtu si një sinjal se perspektivat zgjedhore të demokratëve po shohin dritë në fund të tunelit. Ai pritej prej kohësh që të largohej në fund të këtij viti, por koha që e njofton tërheqjen e tij ishte shumë më e hershme nga sa parashikohej. 48-vjeçari Ryan e ka zhvilluar të gjithë karrierën e tij në Uashington, ngjiti shkallët një pas një nga ndihmës në Kongres e deri në kreun e Dhomës. Në fakt, ai ngurroi ta merrte këtë detyrë në fund të vitit 2015, por ia doli të ngjitej deri në postin më të lartë.
Periudha e “pushtetit” të Ryanit në Dhomën e Përfaqësuesve kryesisht shihet përmes prizmit të marrëdhënieve të tij me presidentin Donald Trump. Disa javë përpara zgjedhjeve, Ryan u tha republikanëve të Dhomës se mund të ishin të lirë të braktisnin kandidaturën e Trumpit, për të shpëtuar të tyren. Por, kur Trump u shpall fitues, Ryan ndihmoi në miratimin e reformës së taksave, që cilësohet si fitorja më e madhe e presidencës së Trumpit, përmes ndërhyrjeve në Kongres. Reforma e taksave ishte në fakt në fokusin e Ryan që kur ai hyri për herë të parë në Kongres, në vitin 1999.
Top Channel