Surpriza e mëngjesit, ‘Në Shtëpinë tonë’ vjen përherë të parë Kroi Art
09/04/2018 12:35
Në emisionin e mëngjesit ‘Në Shtëpinë tonë’ për të shijuar një ‘barbeque’ kanë ardhur tre të ftuar mjaft interesantë.
Bëhet fjalë për moderatorin e njohur të ekranit Alban Dudushi, partneren e tij Bieta Sulo dhe më të voglin e familjes, Kroi Art.
Kjo është dalja e parë televizive e vogëlushit. Më parë e kishim parë në postimet e Bietës dhe Albanit, por asnjëherë para kamerave.
Biondi i vogël simpatik u përshtat mjaft mirë me atmosferën dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe pasi është djali i një çifti që e dashuron televizionin.
Top Channel