Nëse ai që ka rëndësi është rezultati, “Amazon” ia ka dalë mbanë. Ai ia ka rrëmbyer “Netflix”-it dhe “HBO”-së të drejtën për ta nxjerrë “Zotin e unazave” nga ekrani i madh, e për ta çuar në televizion, duke e shndërruar kështu trilogjinë kinematografike të J. R. R. Tolkien, në një seri për të cilën janë planifikuar momentalisht 5 sezone.

Por, operacioni ka kushtuar shtrenjtë. 250 milionë dollarë për marrëveshjen me trashëgimtarët e Tolkien, shtëpinë botuese “HarperCollins” dhe producentët e “New Line Cinema”, një divizion ky i “Warner Bros.”.

Kjo do të thotë se, pas shpenzimeve shtesë për kastin, setin dhe efektet speciale, seria do të kushtojë në rreth një miliard dollarë, një rekord ky që do ta bëjë “Zotin e unazave” shfaqjen televizive më të shtrenjtë që është realizuar deri më tani.

Protagonistët e takimeve që nisën shtatorin e kaluar flasin për negociata të komplikuara, por që janë përmbyllur shpejt, me secilën nga palët të kënaqura. E kështu, 45 vite pas vdekjes së Tolkien dhe 15 vite pas filmit të fundit të trilogjisë së drejtuar nga Peter Jackson, tashmë do të rikthehen në ekranin e vogël Gollumi, elfët, magjistarët, unazat dhe betejat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA