Cal Crutchlow ngre alarmin: Në MotoGP ka që përdorin doping! Për këtë arsye, piloti britanik ka kërkuar hapur kryerjen e më shumë testeve antidoping.
“Jam i sigurtë se dikush këtu përdor substanca të ndaluara dhe diuretikë për të humbur peshë, pa bërë shumë sakrifica”, deklaroi Crutchlow.
“Madje përdoren edhe shiringat. Ai që mendon se këtu ka persona që nuk përdorin doping e ka gabim dhe ka krijuar thjesht një iluzion. Ne duhet të tregojmë se nuk kemi asgjë për të fshehur. T’u nënshtrohemi testeve më të forta antidoping. Kontrollet aktuale antidoping janë të pamjaftueshme. Ka ardhur koha për ndryshim”, thotë ai.
Në të njëjtën linjë me Crutchlow qëndrojnë edhe italianët Rossi e Dovizioso, edhe pse ata mendojnë se në këtë kampionat nuk ekzistojnë substancat e dopingut.
Për momentin, pilotët e MotoGP-së iu nënshtrohen 2-3 testeve antidoping në vit dhe kjo ka bërë që ata t’i drejtohen Dornës për të bërë më shumë kontrolle të tilla.
Top Channel