Interi do të përballet me një finale të fortë sezoni. Sigurimi i Champions League do të jetë deciziv për planet e skuadrës në merkaton e verës.
Kualifikimi në Champions League do të vendosë për manovrat e argjentinasit Laurato Martinez, De Vrij dhe Asamoah, por për më shumë edhe për blerjen përfundimate të Cancelo e Rafinha. Për portugezin Valencia kërkon 40 milionë euro, ndërsa Barcelona kërkon 35 milionë euro brenda 30 qershorit.
Portugezi është bërë shumë i rëndësishëm në zgjidhjet taktike të trajnerit Spalletti, duke qenë padyshim mbrojtësi i djathtë më i mirë i Serie A. Edhe braziliani, që vinte pas një periudhe të gjatë pushimi pas dëmtimit, është përshtatur me skuadrën dhe ka fituar vendin e titullarit. Cancelo ka një vlerë prej 40 milionë eurosh, por Inter mund të paguajë vetëm 10 milionë, nëse Valencia vendos që të mbajë Kondogbia.
Për Rafinha llogaritë janë ndryshe: Barça nuk pranon ulje dhe kërkon 35 milionë euro deri në 30 qershor. Nëse Inter nuk shet ndonjë nga futbollistët e tjerë të skuadrës apo nëse pronarët kinezë nuk e ‘zgjidhin qesen’, Inter rrezikon shumë të ketë një skuadër kualitative për sezonin e ardhshëm.
Top Channel