Një person është vrarë, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në orët e mbrëmjes së të enjtes në Reçicë të Tetovës.
Personi i vrarë është N.R. nga Kumanova, ndërkohë të plagosur kanë mbetur edhe S.R. gjithashtu nga Kumanova dhe F.M. po ashtu nga Kumanova, i cili për shkak të plagëve serioze është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit dhe mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka ndaluar menjëherë 2 persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri dhe atë B.R. nga Kumanova dhe L.B. nga Shqipëria.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe BDI-ja, duke u distancuar nga incidenti.
“Bashkimi Demokratik për Integrim edhe sot, sikurse edhe çdo ditë tjetër, ka vazhduar me aktivitetet e saja të zakonshme. Përgënjeshtrojmë çdo informacion lidhur me atë se sot në Bashkimin Demokratik për Integrim ka pasur përleshje apo incident. Ne si subjekt politik nuk kemi dhe nuk mund të kemi përgjegjësi për incidentet eventuale që nuk kanë të bëjnë me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për Bashkimin Demokratik për Integrim”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Top Channel