Në ditën kur Mirabelli premtoi rinovimin me Gattuson si një dhuratë për Pashkët, gjë që ndoshta nuk u respektua me përpikmëri si afat kohor, ai foli edhe mbi dëshirën e klubit kuqezi për të vijuar bashkëpunimin me disa prej lojtarëve kyç të Milanit.

Duke nisur nga Donnarumma, për të cilin tha se “është nga më të fortët në botë dhe duam ta mbajmë sa më gjatë”, duke rikonfirmuar distancimin e tij nga agjenti i portierit, “nuk i dëgjoj aspak ato që thotë Raiola”, për të përfunduar më pas te Suso. “Për sa kohë që do të ekzistojë dëshira për të ecur përpara së bashku, askush nuk do të largohet. Por, nëse Jesus dëshiron të aktivizojë klauzolën që ka në kontratë, kjo do të thotë se nuk do t’i pëlqente qëndrimi te Milani, ndaj ne do ta nxirrnim në shitje”.

Megjithatë, gjithçka mund të ndryshojë nëse Milani (me gjasa mbetet jashtë) nuk do të mund të kualifikohet në Champions. Në këtë rast, ashtu siç është deklaruar edhe kohë më parë, klubi do të ishte i detyruar të shiste të paktën një prej lojtarëve më të mirë në skuadër, ose më saktë njërin prej Gigios dhe Susos, që do të garantonin një fitim (të ardhura nga shitja minus koston e blerjes) sa më të lartë.

Kjo edhe për faktin se, nëse do të donte të privohej nga ndonjë lojtar tjetër, me siguri nuk do të fitonte shumë. Nxjerrja në shitje e Musacchios apo Kaliniçit nuk do të ishte një ide e shkëlqyer në aspektin ekonomik. Argjentinasi, i cili po vuan të gjejë hapësira në mbrojtje pas vazhdimësisë që ka treguar dyshja Bonucci-Romagnoli, gjithsesi ka treguar se edhe mund ta pranojë rolin e të qenit alternativë. Ndryshe mund të flitet për kroatin që i kushtoi Milanit 25 mln euro dhe që, të paktën përmes fjalëve, ka mbështetjen e Gattusos.

Edhe pse i është dhënë më shumë sesa një herë mundësia për të treguar veten, Kaliniç nuk është ngjitur kurrë në nivelin që do të dëshironte, e kësisoj mund të kërkojë një zgjidhje alternative. Në rast të largimit të tij, një tjetër kroat po ndiqet me interes nga Milani. Thënë ndryshe, Milani po interesohet për Milanin (Badelj), i cili mund të jetë përforcimi i radhës pas Striniç e Reinës, që të dy me kosto zero.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA