25/11 16:24
Arseldi, ‘bilbili’ i vogël nga Shkodra u bë pjesë e skuadrës së Miriam Canit pas interpretimit të tij të suksesshëm, në Audicionet e Fshehura të këngës ‘Treasure’.
Në Beteja Arseldi arriti të triumfonte me dy artiste të tjera të talentuara, si Hana dhe Martina. Treshja e artistëve këndoi ‘Beauty and The Beast’, e cila ishte një nga performancat më të bukura të skuadrës Miriam.
Në Natën Live dedikuar skuadrës Miriam Arseldi këndoi ‘Nessun Dorma’, një pjesë muzikore shumë e vështirë të cilën ai e përballoi mrekullisht duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut.
Top Channel