Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin duke folur në Konferencën Ndërkombëtare për Sigurinë në Moskë tha se Europa po nënvlerëson rrezikun e Shqipërisë së Madhe.

Ai thotë se precedenti nga disa vende të Perëndimit që kanë njohur Kosovën, duke injoruar interesat e Serbisë, janë një rrezik për paqen dhe stabilitetin jo vetëm të Ballkanit, por të gjithë Europës.

“Europa nuk po punon për të parandaluar “konceptin e Shqipërisë së madhe”, duke nënvlerësuar rrezikun e sigurisë së saj në radhë të parë, por dhe duke neglizhuar interesat e veta”, ka thënë Vulin.

Ai shton se përpjekjet e Serbisë për të ruajtur stabilitetin në Ballkan janë të vazhdueshme, por “do të ketë gjithmonë potencial për konflikt”, duke iu referuar dhe arrestimit të Gjuriç në Kosovë.

“Sfidat e sigurisë janë të përbashkëta për ne, por përgjigjet shpesh nuk janë”, thotë Vulin, sipas mediave serbe.

Ministri serb i Mbrojtjes theksoi se Serbia do të vijojë të ndjekë politikën e ruajtjes së interesave të saj dhe neutralitetit të vazhdueshëm ushtarak, “të bindur se vetëm një politikë e pavarur e diktuar nga askush nga jashtë, garanto nsiguri dhe zhvillim për vendin, por ndihmon dhe vendet fqinje për të ruajtur stabilitetin dhe paqen”.

“Një palë mjafton për të nisur luftën, por për të mbajtur paqen duhen dy”, thekson Vulin sipas deklaratës së tij.

Të martën ministri serb i mbrojtjes u takua me homologun rus, Sergei Shoigu, ku u diskutua për blerje të armëve të reja ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA