“Kupa e Amerikës”, një i ftuar special në edicionin e 2019-s

05/04/2018 18:47

Ajo quhet “Kupa e Amerikës”, por futbolli spektakolar i kufizuar në vetëm dy kontinente, në vitet e fundit ka marrë një përkufizim më të gjerë.

Në edicionin e vitit të ardhshëm, pjesë e turneut do të jetë edhe përfaqësuesja e Katarit, në një zgjidhje që po cilësohet si “provë teknike” për Botërorin e shumëdiskutueshëm që do të mbahet në këtë vend, në vitin 2022.

“Coppa America” e vitit 2019 do të luhet nga 14 Qershori deri më 7 Korrik, e përveç 10 kombëtareve të Konfederatës “CONMEBOL”, do të jenë gjithashtu 6 ekipe me ftesë: Katari, Kina, Japonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksika, si dhe një skuadër që do të vendoset së afërmi.

Por nuk mbaron me kaq. Ideja e UEFA-s për zhvillimin e Ligës së Kombeve ka shtyrë dhe federatat jashtë Europës të mendojnë diçka ndryshe.

Konfederatat e “CONCACAF”-it dhe “CONMEBOL”-it do të organizojnë një turne të përbashkët, duke nisur nga viti 2020. Edicioni i parë, me të gjitha gjasat do të jetë në SHBA, në kohën kur në kontinentin e vjetër do të jetë Europiani. Turneu amerikan do të ketë 20 finalistë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA