Fundi i sezonit pritet të jetë shumë i ngarkuar për drejtuesit e Juventusit që kërkon të vijojë dominimin e tij në Itali si dhe të jetë ende protagonist në Ligën e Kampioneve.
“Zonja e Vjetër” po mendon për një projekt të ri që pritet të sjellë në Torino të tjerë futbollistë pak rëndësi ka nëse Allegri qëndron apo jo, edhe pse për momentin shenjat janë që livornezi të vijojë aventurën te bardhezinjtë.
Mbrojtja është reparti ku pritet të bëhen edhe lëvizjet më të rëndësishme. Me Buffon që do të largohet, Szczesny do të jetë portieri i parë dhe zëvendësi i tij do të jetë Marchetti. Në mbrojtje Lichtsteiner e Asamoah janë të sigurt që do të largohen, ndërsa Barzagli nuk garanton më forcën fizike të një 25-vjeçari kështu që vendin të sigurt e kanë vetëm Chiellini, Benatia e De Sciglio të cilëve do t’u bashkohen Caldara e Spinazzola e me shumë mundësi edhe Darmian. Për t’u parë mbetet nëse do të besohet ende te Rugani dhe nëse do të pranohen ofertat për Alex Sandro. Ndërkaq pëlqehen edhe Sokratis e Gimenez.
Në mesfushë emrat që përmenden më shumë janë Emre Can e Cristante. Nëse nuk do të ketë largime të rëndësishme, ky repart nuk do të ketë nevojë për ndryshime të mëdha. Për sa i përket sulmit, emri që po përmendet së fundmi është ai i Antoine Griezmann. Sulmuesi i Atletico Madriod ka në kontratën e tij me klubin spanjoll një klauzolë prej 100 milionë Euro dhe Juventus ka treguar se i ka mundësitë financiare për të bërë një shpenzim të tillë.
Top Channel