Fitorja 3-0 e Liverpool ndaj Manchester City i ka dhënë drejtim kualifikimit të gjysmëfinaleve të Champions nga ana e të kuqve.

E natyrshëm që ky rezultat ka sjell tensione dhe një situatë jo të mirë në kapin e “qytetarëve” dhe Guardiola nuk e fsheh hidhërimin.

“Asnjë nuk beson se do të kalojmë turin. Ne do të vetëbindemi se mundemi, pasi sfida ende nuk është mbyllur. Nuk krijuam raste të pastra, pasi ata u mbrojtën mirë. Kishim nevojë për një gol, por nuk ia dolëm ta shënonim. Besoj shumë te skuadra ime, më ka treguar shumë gjëra të mira përgjatë sezonit. Kemi ende 90 minuta dhe do ta provojmë. Tani të përgatitemi për derbin me Manchester United”, është shprehur ai pas ndeshjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA