Gazetarja nuk e njihte, Kastriot Tusha kujton momentin e sikletshëm

05/04/2018 18:49

Kastriot Tusha, i ftuar në studion e “Pasdite në Top Channel”, kujtoi momentin kur një gazetare kulture që po e merrte në intervistë, e pyeti nëse ishte artist.

Videoja, ku tenori me qetësi i shpjegoi gazetares se kush ishte, u bë virale dhe pati shumë reagime, por Kastriot Tusha e merr me sportivitet.

“Jo të gjithë duhet të më njohin mua, por kur mbulon një fushë të caktuar duhet të jesh e përgatitur. Të tjera përgjigje kisha në tru e të tjera gjëra thashë. Pati reagime të shumta nga ajo video dhe nuk ishte mirë për vajzën”, deklaroi Tusha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA