Është një nga filmat e studios “Marvel” më të vlerësuar nga kritika dhe gjithashtu më fitimprurës. “Black Panther” (Pantera e Zezë) ka thyer një tjetër rekord në “box office”.

Filmi me superhero, në të cilin interpretojnë Chadwick Boseman dhe Michael B. Jordan, ka grumbulluar 652.5 milionë dollarë, duke u bërë filmi i katërt në histori me më shumë fitime në SHBA.

Pasi la pas “Jurassic World” (652.3 milionë dollarë), “Black Panther po përgatitet që t’i zërë vendin edhe filmit “Titanic” të vitit 1997, që aktualisht renditet i treti në “box office” amerikan, me 659.4 milionë dollarë.

Dy vendet e para të renditjes mbahen nga “Star Wars: The Force Awakens” (936.7 milionë dollarë) dhe Avatar (760.5 milionë dollarë).

“Black Panther” ka grumbulluar 1 miliard e 279 milionë dollarë në të gjithë botën, duke u renditur në vendin e 10 në klasifikimin e filmave me më shumë fitime.

Top Channel