Xhemal Elezi nga Lezha ka hapur një bar ku punon vetë. Prej së dielës, ai ka hyrë në sistemin me TVSH.

Xhemali është i vetëpunësuar dhe jo vetëm punon vetë, por edhe dokumentat e punës së tij duhet t’i përgatisë vetë.

“Kam koaliduar kasën, 12 mijë lekë me TVSH. Kam marrë dhe blloqet, por puna ka rënë shumë. Jam shumë i pakënaqur. Do ta provoj 2-3 muaj se si ecën”, thotë Xhemali.

Në të njëjtën situatë në Lezhë janë edhe tregtarët e vegjël të veshjeve, apo fruta-perimeve. Ata thonë se do e provojnë në muajt e parë, ndërkohë që futja në sistemin e TVSH-së i detyron të rrisin kostot, duke punësuar ekonomistë.

“Janë shumë shpenzime, nuk ia vlen”, shton Xhemali.

Top Channel