Bugatti është padyshim një prej makinave më të shpejta dhe më të shtrenjta në botë dhe vlera e saj duket se mbetet e njejtë edhe kur në shitje del një makinë e epokës.

Më 13 maj do të dalë në ankand në Angli një prej modeleve më të rralla, ‘Grand Raid’ e prodhuar në vitin 1935. Vlera mbi të cilën do të nisë ankandi është rreth 800 mijë deri në 1 milionë e142 mijë euro.

Makina është projektuar nga Jean Bugati, i biri i themeluesit të makinës, Ettore Buggati. Makina që ka dalë në ankand është modeli 57 dhe janë prodhuar vetëm 739 të tilla nga viti 1934 deri në vitin 1939. Ndërkohë variant ‘Tourer’ i saj solli vetëm 10 kopje të tilla.

Ettore Bugatti lindi në MIlani në 1881 dhe themeloi makinën Bugatti në vitin 1909, në Molsheim(dikur pjesë e Gjermanisë, tani pjesë e Francës). Lindur në një familje artistësh, filloi të projektonte shumë herët makina, por për marka të tjera. Në vitin 1939 gjatë kolaudimit të modelit Tipo 57, humbi jetën i biri në moshën 30 vjeçare. Në vitin 1963 u shit biznesi. Nga viti 1987 deri në 1995 markën e bleu sipërmarrësi italian Romano Artioli, që krijoi prodhimin Bugatti Automobili. Në 1998 marka hyri në grupin gjerman Volkswagen.

Në vitin 2000 Ettore Bugatti hyri në Automotive Hall of Fame.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA