45 vite më parë, pikërisht me 3 prill 1973 Martin Cooper prezantoi telefonin e parë celular në Nju Jork.

Cooper, një punonjës i Motorola, përdori Motorola DynaTAC për të bërë telefonatë. Megjithatë para para se telefoni të bëhej mjeti kryesor, për elitën e asaj kohe telefonat në makinë ishin mjet komunikimi.

Shërbimi i valëve të radios të makinës, lidhej me baterinë e mjetit dhe përdorte sinjalet që lidheshin me rrjetin e telefonit.

Sigurisht në 45 vjet ka qenë një rrugë e gjatë në të vërtetë për celularin. Megjithatë pas publikimit të telefonit sa një kuti këpucësh, u deshën 10 vjet që të mbërrinte në dorën e konsumatorit. Më 2 shtator 1983, Motorola solli telefonin e parë portabël. Pajisja hyri në treg me një çmim marramendës, plot 3.995 dollarë.

Telefoni i Cooper ishte i madh sa një kuti këpucësh, peshonte 1 kg, dhe një kosto mijëra dollarë, ndryshe nga smartphone e sotëm që janë të vegjël, me bateri të fuqishme dhe një mund ta përdorësh për gjithë ditën.

Martin Cooper arriti të telefononte rivalin e tij në atë kohë Joel Engel, duke i thënë: “Ne në Motorola ia dolëm mbanë, telefoni celular është një realitet”.

Edhe sot, Martin Cooper dhe pse 90 vjeç është një i apasionuar pas teknologjisë. Ai ka një profil të vetin në Twitter, për tu lidhur me botën.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel