Ahmetaj: Rritja ekonomike e vitit 2017, më e larta në gati një dekadë!

03/04/2018 20:42

“Rritja ekonomike në vitin 2017 është më e larta në gati një dekadë”!

Kështu shkruan ministri i Financave Arben Ahmetaj në rrjetet sociale, duke nënvizuar se “megjithëse kishim një vit të vështirë energjetik në gjysmën e dytë të tij, rritja ekonomike përmbushi tërësisht pritshmëritë tona prej 3.84%, duke tejkaluar madje parashikimet e shumë institucioneve ndërkombëtare”.

“Konsumi final i popullatës vijon trendin e vet pozitiv, duke u rritur edhe në tremujorin e fundit të vitit me 3.14%. Jemi në rrugën e duhur të konsolidimit dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike, por patjetër mbetet ende shumë për të bërë, për ta bërë atë të prekshme për çdo familje shqiptare”, lexohet në postimin e Ahmetajt.

Top Channel