Gisele Bundchen adhuron petullat. E keni parasysh petullat amerikan super të skuqura dhe me shumë ngjyra, pikërisht ato.

Në një intervistë për Wall Street Journal, modelja thotë se është në gjendje hajë edhe 10 të tilla përnjëherësh. Një trill intersante, duke patur parasysh ushqimin e saj rigoroz: pa sheqer, pa kripë, pa kafeinë, pa ushqime të paketuara apo perime jashtë stine.

Por petulla po. Herë pas here.
“I keni parasysh ato që quhen Munchkins? O zot, nuk mund të ha vetëm një.Por 10”, thotë ajo.

“Janë kaq të vogla. Është një kënaqësi e ndaluar”, rrëfen modelja, duke e treguar si një teke të saj dhe të bashkëshortit Tom Brady që ka lindur që kur regjistruar djalin e madh Benjamin, 8 vjeç, në lojën e Hockey.

Mesa duket është pikërisht vogëlushi që ka nisur këtë traditë në familje, pasi i çonin një kuti me petulla në çdo stërvitje.

Rregullat e shtëpisë së Bundchen e Brady
Epo dihet pra, që petullat nuk janë çdo ditë në tavolinën e shtëpisë së modeles, ashtu si dhe celularët.
“Asnjë telefon, asnjë pajisje elektronike teksa hamë”, rrëfen Gisele e cila shpjegon se momentet e drekës dhe darkës janë të bashkimit të familjes, jo të ndarjes.

“Është gjëja më e rëndësishme për mua. Vijë nga një familje me tetë anëtarë, dhe ai ishte momenti më i bukur, kur uleshim të gjithë bashkë. Çdokush donte të fliste dhe babai im thotë “ngrije dorën”, vijon ajo.

 

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA