Mediat e huaja për protestën: Kundër taksës së rrugës Shqipëri-Kosovë

31/03/2018 16:29

Protesta në Rrugën e Kombit ka marrë dhe jehonë ndërkombëtare. Mjaft media në botë i referohen lajmit të Reuters, “Protestuesit në Shqipëri përplasen me policinë për taksën e rrugës”.

Në raportim thuhet se mjaft njerëz të zemëruar për taksën në arterien kryesore që lidh Kosovën me Shqipërinë, janë përplasur me policinë. “Kjo është vjedhje”, u ka thënë gazetarëve një prej protestuesve.

Lajmi nuk ka munguar as në vëmendjen e mediave të rajonit, ku TgCom shkruan: “Shqipëri, protestë kundër taksës së rrugës, përplasje dhe plagosje”.

Mediat italiane shkruajne se protestuesit i vunë flakën sporteleve, kanë hedhur gurë dhe janë përplasur me policinë, për taksën e rrugës që lidh Tiranën me Kosovën. Ajo përmend dhe kryeministrin Edi Rama që flet për “dhunë barbare”.

FOTO GALERI
2/4
Reuters

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA