Ish banorja e ‘Big Brother’, Xheni, e cila është transferuar përfundimisht në Tiranë, edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, vijon të mbetet në qendër të mediave rozë.
Disa kohë më parë Xheni u fotografua nën shoqërinë e një tjetër banori, Olsit.
Nisur nga fotot e publikuara, mediat aluduan se midis tyre kishte nisur një lidhje dashurie.
Lidhur më këto lajme, Xheni u përgjigj: “Lajmet për një lidhje timen me Olsin nuk janë të vërteta. Olsin e kam shumë shok. Ndërsa me Fiorentinën kam marrëdhënie të mira”.
Por edhe Musa ishte një ndër ish-banorët me të cilët Xheni është përfolur për një lidhje dashurie.
“Me musën nuk kam qenë dhe as nuk jam e lidhur. Ai ka dikë në jetën e tij. Më ka folur për të. Me Musën kam mbajtur kontakte vetëm si shokë. Nuk jam takuar me të për shkak të distancës”.
Përsa i përket transferimit të saj në Tiranë, Xheni thekson se një gjë e tillë nuk ka ardhur për shkak të një djali, por sepse kështu ishte më mirë për të: “Prindërit e mi nuk ishin shumë dakord që unë të vija në Tiranë. Por në momentin që unë e kisha vendosur mora edhe miratimin e tyre”.
Nëse do të ndryshonte diçka nga qendrimi në shtëpinë e “Big Brother” Xheni u përgjigj: “Ishte eksperiencë e paharruar. Nuk do ti ndryshoja asgjë ditëve që kam kaluar aty brenda. Ishte shumë bukur”.
Top Channel