Duke nisur nga data 29 mars, Sony do të ulë çmimin për paketën e saj të realitetit virtual, PlayStation VR.

Bëhet fjalë për një ulje prej 100 eurosh të kaskës, kamerës PlayStation dhe kopjes së PS VR Worlds. Kjo paketë që kushtonte 399 euro, mund të blihet për 299 euro duke nisur nga 29 marsi.

Me këtë ulje çmimi, Sony ka për qëllim që të çojë në një publik të ri teknologjinë e realitetit virtual.

“Ulja e çmimit të PS VR do të bëjë që kjo teknologji inovatore të jetë e përballueshme edhe për ata lojtarë që duan ta provojnë dhe deri më sot nuk e kanë pasur këtë mundësi”, lexohet në një komunikatë të Sony-t.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA