Shtëpia e Bardhë bën bilancin: 137 rusë të dëbuar nga 23 vende

27/03/2018 09:31

Shtëpia e Bardhë, me anë të një fotoje në Instagram, tregoi bilancin e rusëve të dëbuar nga partnerët e saj, ku përfshihet edhe Shqipëria, që dëboi dy diplomatë rusë ditën e hënë.

“Presidenti Donald Trump urdhëroi dëbimin e dhjetëra punonjësve të inteligjencës ruse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbylljen e Konsullatës Ruse në Siatëll. Me këto masa, SHBA dhe aleatët tanë i kanë bërë të qartë Rusisë se veprimet e saj kanë pasoja”, lexohet në përshkrimin e fotos së postuar në Instagram.

A post shared by The White House (@whitehouse) on

Shqipëria dëboi Vladislav Filipovin, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashovin, sekretar i parë i Ambasadës.

Vendimin e bëri të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila thirri ambasadorin e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Aleksandër Karpushin.

“Ambasadorit rus iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”, njoftoi dikasteri i kryesuar nga Ditmir Bushati. Ky veprim i Shqipërisë është në sintoni me atë të një sërë vendesh të Aleancës së Atlantikut Verior, duke nisur nga Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë, ndërsa Gjermania, Franca, Ukraina, Kanadaja dhe vende të tjera europiane kanë dëbuar po ashtu përfaqësuesit e Moskës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA