Brenda 4 ditëve Shpresat e Shqipërisë mposhten dy herë nga Sllovakia, këtë herë me rezultatin e thellë 4-1 në transfertë.

I vetmi që jep shpresë duket se është Rey Manaj, i cili realizoi dy gola në humbjen e katër ditëve më parë në “Selman Stërmasi”, ndërsa shënoi edhe golin e vetëm në takimin e zhvilluar në Zilina.

Vendasit dominuan sfidën dhe arritën të shënonin dy gola në pjesën e parë, ndërsa në fillim të së dytës ishte sërish Rey Manaj që shënoi në portën e sllovakëve dhe rihapi takimin përkohësisht.

Gjithsesi, vendasit e dërguan edhe dy herë të tjera topin në rrjetën e portës së Kastratit, konkretisht në minutat e 71’ dhe 74’, duke mbyllur takimin dhe marrë një tjetër 3-pikësh.

Në 15 minutat e fundit, kuqezinjtë u zgjuan dhe krijuan një mori rastesh për gol, por tashmë ishte shumë vonë për të ndryshuar rrjedhën e takimit.

Me këto dy fitore, Sllovakia konsolidon pozitat në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Shqipëria e Bushit mbetet në vendin e parafundit, duke lënë pas vetëm Estoninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA