Arrestohet në Mitrovicë Marko Gjuriç, hyri në Kosovë pa leje nga Prishtina

26/03/2018 18:02

Policia e Kosovës ka vënë në pranga sot në Mitrovicë shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Beogradit, Marko Gjuriç.

Siç konfirmoi edhe zëvendëskomandanti rajonal i policisë për Mitrovicën veriore Besim Hoti, ndërhyrja e forcave speciale, ndodhi ne momentin kur Gjuriç dhe zyrtarë të tjerë serbë që kishin hyrë pa leje po mbanin një tubim, ku po diskutonin për çështjen e Kosovës dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10156160483399536/

Në këtë moment është ngritur alarmi, me policinë që përdori gazin lotsjellës gjatë ndërhyrjes. Pasi qëndroi për një orë në rajonin policor “Qendra” në Prishtinë, Gjuriç u shoqërua drejt Merdarës, nga forca të shumta policore, për t’iu dorëzuar autoriteteve serbe. Arrestimi i Gjuriç alarmoi autoritet serbe, me presidentin Aleksandër Vuçiç që thirri në mbledhje Këshillin për Sigurinë Kombtare. Gjuriç hyri në Kosovë bashke me sekretarin e përgjithshëm të presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviç.

https://www.facebook.com/evropaelire/videos/10156366604417249/

Ata do të merrnin pjesë në një debat me qytetarët në veri të Kosovës, rreth dialogut të brendshëm serb për Kosovën. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tha me herët se vendimi për të ndaluar hyrjen e tyre lidhej me deklaratat e tyre nxitëse dhe mos përfilljen e marrëveshjes për vizitat reciproke.

Top Channel