Top Channel ka sjellë këtë fundjavë versionin më të ri te aplikacionit të saj, një version shumë bashkëkohor dhe praktik për të gjithë përdoruesit e internetit.

Aplikacioni i Top Channel është i bazuar tek informacioni, që mund të vijë në kohë reale, në një hapësirë të plotë dhe shumë të thjeshtë në përdorim. Ky version është menduar në 4 ndërfaqe, ku hapësirën më të madhe e zënë padyshim lajmet nga Vendi, Kosova, Rajoni dhe Bota.

Një ndërfaqe e veçantë është për Sportin, ashtu si edhe per Showbiz e Lifestyle.

Më shumë hapësirë në këtë aplikacion kanë edhe videot, duke përfshirë lajmet, edicionet informative dhe të gjitha programet e tjera të Top Channel.

Lexuesit mund të informohen në kohë reale për informacionet, duke zgjedhur “push notifications”, pra njoftimet, sipas kategorisë së tyre të preferuar.

Të gjithë ata që e kanë patur versionin e vjetër kanë marrë në mënyrë automatike versionin e ri, ndërsa të gjithë ata që duan ta kenë në celularin e tyre mund të ta gjejnë lehtësisht atë në App Store për përdoruesit e Apple dhe në Play Store për përdoruesit e Android.

Top Channel