Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

25/03/2018 11:17

Në mesditë nisi testimi i aplikimit të taksës për të kaluar në Rrugën e Kombit. Tarifat e miratuara janë 5 euro për çdo kalim për makinat e vogla dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët.

Taksa do të aplikohet në 4 sportele të ndryshme, nga dy në hyrje dhe dy në dalje, ndërsa koncesionari thotë se synon të sigurojë mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor.

Por vendimi për taksimin e Rrugës së Kombit ka hasur në kundërshti të shumta, sidomos nga ana e banorëve dhe bizneseve të Kukësit, të cilët e përdorin më shpesh këtë aks.

Gjithsesi, kompania që do të vjelë taksën, thotë se do të ketë lehtësira për banorët e zonës dhe mjetet që udhëtojnë më shpesh në këtë rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA