Shqipëria do të përfshihet nga moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga nesër priten reshje të dendura shiu, ja qarqet më të rrezikuara Sot nisi testimi për pagesën që do të ketë për të gjithë ata që do të udhëtojnë në “Rrugën e Kombit”. Katër sportele, dy në hyrje dhe dy në dalje janë gati në “Tunelin e Thirrës” për autoveturat, për të cilat pagesa do të jetë 5 euro në vajtje dhe 5 euro në dalje. Ndërkohë dy sportele do jenë për kamionët dhe autobusët, me tarifa më të larta.
Testimi për vjeljen e tarifës u zhvillua me automjetet e personelit. Janë parashikuar 6 sportele, 4 për autoveturat dhe 2 për kamionët dhe autobusët.
Tarifat e miratuara fillojnë nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për veturat, 11, 2 euro për autobusët dhe kamionçinat e deri në 22.5 euro për kamionët e rëndë.
Koncensionari thotë se synon të sigurojë mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor, por qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës thonë se tarifa është shumë e lartë.
Por vendimi për taksimin e “Rrugës së Kombit” ka hasur në kundërshti sidomos nga ana e banorëve dhe bizneseve të Kukësit, të cilët e përdorin më shpesh këtë aks.
“Është taksë e paligjshme, pasi detyrohen të gjithë shqiptarët, veçanërisht komuniteti kuksian, dy herë për të njëjtin shërbim. Teknikisht është e zgjidhshme: Komuniteti të mos paguaj taksë, derisa të ketë një rrugë alternative”, u shpreh Sokol Kolgjini, kryetar i Shoqatës “Biznesi për Biznesin”
Kompania që do të vjelë taksën thotë se do të ketë lehtësira për banorët e zonës dhe mjetet që udhëtojnë më shpesh në këtë rrugë. Ndërkohë në Tiranë reagoi Kreu i PD, Lulzim Basha.
Shefi i opozitës thotë se kjo tarifë, së bashku me taksen e qarkullimit, është një grabitje e dyfishtë ndaj shqiptarëve që i jep një goditje të rëndë lidhjes së Shqipërisë dhe Kosovës.
Basha premton ta shfuqizojë këtë tarifë që në ditën e parë të PD në pushtet.
Top Channel