Gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu ishte i ftuari surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për Ramazanin, minatorin nga Bulqiza. Ai ndau me publikun për herë të parë dy histori, njërën prej të cilave nuk e kishte treguar kurrë.
Kontaktin e parë jo të drejtpërdrejtë më minierën, Blendi e kishte patur kur kishte qenë në vitin e dytë të gjimnazit. Ai tregoi që në atë kohë kishin filluar të zhvilloheshin disa spektakle dhe si çdo i ri, kishte blerë bileta për të ndjekur njërin prej tyre.
Por, veshja e një palë pantallonava të ngushta, të cilat ia kishte dërguar gjyshja nga Amerika, e kishte vendosur në një situatë tepër të vështirë. Tek hyrja, grupi i kontrollit e kishte ndaluar dhe ia kishte grisur me gërshërë pantallonat.
Blendi, gjatë tregimit të historisë, rrëfeu se ishte hera e parë që kishte qarë sepse i vinte keq për pantallonat dhe se ishte ndjerë i pafuqishëm që të reagonte. Ditën e nesërme, ai ishte paraqitur në Komitetin e Rinisë për të shpjeguar ngjarjen, por një zyrtar i lartë nuk e kishte lejuar të shpjegohej dhe e kishte nxjerrë jashtë, duke i thënë që do të përfundonte në minierën e Valiasit.
Top Channel