24/11 18:38
Disa javë më parë ajo zbuloi se është në pritje të ëmbël, ndërkohë që ditë pas dite ka nisur të publikojë detaje nga blerjet e reja që bën për vogëlushin e saj.
Bëhet fjalë për këngëtaren Adelina Tahiri, e cila këtë herë ka publikuar foto nga dhoma që ka përgatitur për djalin e saj, i cili pritet të vijë në jetë pas disa muajsh.
Bukuroshja, e cila u martua disa muaj më parë me biznesmenin maqedonas, ka zbuluar dhomën e vogëlushit të saj, dhomë e cila është dekoruar në mënyrë mjaft elegante.
Duket se Adelina është duke e shijuar në maksimum pritjen e djalit si dhe bashkëjetesën me avokatin maqedonas.
Top Channel