Dopingu godet sërish peshëngritjen. Evangjeli Veli është gjetur pozitive në testin e fundit antidoping të kryer.
Nuk kanë të sosur rastet e rënda të përdorimit të subtancave të ndaluara të dopingut nga sportistët shqiptarë të peshëngritjes. E fundit është peshëngritësja Evangjeli Veli, pas testit të bërë nga WADA rajonale, në prag të përgatitjeve për evropianin e peshëngritjes që d të zhvillohet në Rumani, pas pezullimit të Shqipërisë. Testi është bërë në 1 mars 2018.
Lajmi ka mbërritur në në datën 22 në Ministrinë e Sporteve dhe në Federatën e Peshëngritjes, edhe pse nuk e kanë bërë publike. Substanca e gjetur në trupin e sportistes është Clenbuterol, një steroid anabolik i ndaluar nga WADA, në listën e prezantuar në fillim të vitit 2017.
Kjo sportiste pak ditë më parë kish përfiuar edhe busën olimpike, nga Komiteti Olimpik Shqiptar.
Top Channel