Shqiptarët, më të varfërit! Raporti për fuqinë blerëse: Të fundit në Europë

22/03/2018 15:20

Për vitin 2017 Shqipëria u rradhit si një ndër vendet më të varfëra të Europës për nga fuqia blerëse, në një grup me fqinjët ballkanas, ku përjashtim bën vetëm Mali i Zi. Indeksi i GfK, që mat fuqinë blerëse të shteteve, e nxjerr vendin tonë në mesin e vendeve me aftësi blerëse më të ulët në të gjithë Europën.

Sipas studimit të GfK për fuqinë blerëse në 2017, europianët kanë patur në dispozicion mesatarisht 13,937 euro për person, në dispozicion për shpenzime por edhe kursime në vitin e shkuar, në rritje me 1.9% nga një vit më parë. Por për 42 vende ku shtrihet ky studim, të ardhurat neto ndryshojnë.

Kështu Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtejni kanë fuqi më të lartë blerëse ndërsa bashkë me Shqipërinë, në grupin e shteteve me fuqinë më të ulët blerëse janë edhe Maqedonia Bullgaria Bosnje Hercegovina Serbia por edhe Bjellorusia Moldavia dhe Ukraina. Përgjatë gjithë vitit 2017, europianet kishin 9,4 milardë euro në total për shpenzimet ku përfshihet ushqimi, akomodimi, energjia, sigurime, pushime, shërbime e shpenzime jetese apo blerje të tjera. Fuqia blerëse e GfK tregon nivelin e fuqisë blerëse për person në një vit, ku përjashtohen taksat dhe kontributet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA