Ai ka “varur këpucët në gozhdë” prej kohësh, madje ka nisur edhe karrierën si trajner, por di të shënojë ende gol, këtë herë jashtë fushave të blerta.

Bëhet fjalë për Pippo Inzaghin, ish-sulmuesin dhe trajnerin e Milanit, i cili duket se është futur thellë në zemrën e Angela Robustit, modele dhe ish-pjesëmarrëse në “Uomini e Donne”.

Sipas thashethemeve më të fundit “gossip”, trajneri aktual i Venecias dhe bjondja 27-vjeçare me origjinë nga Udine janë kapur “në flagrancë” së bashku.

Çifti është pikasur në stadiumin “Bentegoti” të Veronës, me disa qëndrime tepër të ngrohta mes njëri-tjetrit.

FOTO GALERI
1/40

Top Channel