Ferrari F2001 është një nga makinat e garave më të suksesshme në histori.

I përkiste legjendës së Formulës 1, Michael Schumacher, por tani është blerë në një ankand në Manhatan për plot 7.5 milionë dollarë.

Kjo njëvendëshe është në gjendje të garojë edhe sot. Për këtë arsye, personi që e ka blerë këtë makinë, nëse dëshiron që të zbresë në pistë, mund të lajmërojë mekanikët që kanë punuar atëherë me këtë mjet.

“Stafi do të vijë bashkë me kamionët dhe pajisjet. Kudo që kërkon pronari që të garojë, stafi do të jetë i pranishëm për të bërë gati Ferrarin, njësoj siç ishte në dispozicion të Michael Schumacher në vitin 2001. Me këtë makinë, pronari ka blerë edhe një ftesë për çdo event automobilistik në botë”, thotë Jake Auerbach, një përfaqësues i ankandit.

FOTO GALERI
8/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA