Trajneri i përkohshëm i Italisë, Gigi Di Biagio ka vendosur formacionin me të cilin kombëtarja e kaltër do të përballet me Argjentinën.

Përballë Lionel Messit me shokë, Italia do të zbresë në fushë e rreshtuar me skemën 4-3-3, ndryshe nga vitet e fundit kur janë alternuar ajo 3-5-2 dhe 4-2-4.

Kështu në portë do të luajë Gigi Buffon, ndërsa në mbrojtje nga e djathta në të majtë do të rreshtohen Florenzi-Bonucci-Rugani-Spinazolla.

Sa i përket mesfushës, do të jetë italo-braziliani Jorginho në regji, me Verrattin e Parolon që do t’i mbulojnë krahët.

Sulmi do t’i besohet kryegolshënuesit të Serisë A, Ciro Immobiles, i cili do të mbështetet nga Antonio Candreva dhe Lorenzo Insigne.

Kështu, më shumë se në emra, Italia e Di Biagios ndryshon në rreshtim, teksa vlen të përmendet se kanë fituar terren disa futbollistë që po kalojnë një periudhë mjaft të mirë vitet e fundit, si Jorginho, Immobile dhe Insigne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA