Personazhet në galerinë e mëposhtme janë vetëm një grusht njerëzish prej atyre 12 milionë burrave, grave e fëmijëve që mbërritën në Ellis Island të Nju Jorkut mes viteve 1892 dhe 1954, me synimin për të nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara, shpesh të veshur me gjërat e tyre më të mira.

Portretet shfaqin emigrantët të veshur me kostume kombëtare të vendeve të origjinës, apo edhe uniforma ushtarake, siç është rasti i emigrantit nga Shqipëria; me kapotë si në rastin e holandezit, apo edhe veshjet specifike të etnisë “Sàmi” nga rajonet e Arktikut.

Fotografitë janë shkrepur mes viteve 1906 dhe 1914 nga fotografi amator Augustus Francis Sherman, nëpunësi kryesor i regjistrimit të emigrantëve në Ellis Island, asokohe stacioni më i ngarkuar me emigrantë i Shteteve të Bashkuara. Në vitin 1907, disa prej këtyre fotove u publikuan nga revista “National Geographic”.

Por, disa specialistë të fotove me ngjyra në “Dynamichrome” kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për t’i sjellë këto foto në ditët e sotme, duke përdorur të dhëna historike nga vendet respektive për të ideuar ngjyrat ekzakte të veshjeve të tyre.

Ngjyrimi i tyre na ndihmon të imagjinojmë rrezatimin e gjallë të ngjyrave që mund të kishin pasur këto lloj veshjesh me domethënie kulturore.

FOTO GALERI
4/32
"Ruthenian Woman", viti 1906. Historikisht banorë të mbretërisë Rus, që shtrihej mes shteteve sllave të kohëve moderne, Ruthenian është veshja e tyre tradicionale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA